Mustafa takohet me Administratorin e USAID-it, Green

Mustafa takohet me Administratorin e USAID-it, Green

Sot, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i shoqëruar nga nënkryetarja Vjosa Osmani dhe anëtari i Kryesisë,  Avdullah Hoti janë takuar me Administratorin e USAID-it, Mark Green, Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett dhe Drejtoreshën e USAID-it në Kosovë, Lisa Magno.

Mustafa e falënderoi Administratorin Green për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës përmes projekteve zhvillimore.

Poashtu, Mustafa shprehu mirënjohje për rolin e USAID-it në zhvillimin e Kosovës, forcimin e sistemit politik dhe atij të drejtësisë, nxitjen e një shoqërie civile dinamike dhe për zhvillimin ekonomik.

Mustafa ka biseduar për projekte të cilat thellojnë bashkëpunimin me USAID-in, organizatë e cila promovon dhe demonstron vlera demokratike anembanë botës./21Media