“Për ditën e sotme, ftesë për takim iu kam bërë liderëve të kêtyre dy subjekteve”

“Për ditën e sotme, ftesë për takim iu kam bërë liderëve të kêtyre dy subjekteve”

Gjatë ditës së sotme, lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është takuar me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, dhe kryetarin e PSD-së Shpend Ahmeti.

Më herët gjatë ditës kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, deklaroi se nuk ka kohë për takim me LDK-në, pasi është shumë i zënë me punë e detyra, shkruan rtv21.tv.

“Tash jam i nxanun po e shihni me detyra me punë. Nuk kam kundër me taku por duhet me i kry këto punë qe i kam”, ka thënë Haradinaj në një prononcim për media pas mbledhjes së Këshillit drejtues të AAK-së

Megjithatë Mustafa në shkrimin e tij në Facebook bën të ditur se në takimet e sotme ka ftuar vetëm liderët e Nismës dhe PSD-së me të cilët edhe është takuar, duke lënë të nënkuptohet se nuk e ka ftuar kryeministrin në dorëheqje./21Media