Mustafa: Ta heqim tarifën për mallrat e Serbisë

“Asnjë tarifë dhe reciprocitet nuk matet me partneritetin me ShBA-në dhe BE-në”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa kërkoi që Kosova ta heq tarifën 100 për qind për mallrat e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Nënvizon se asnjë tarifë dhe asnjë reciprocitet nuk matet me peshën e partneritetit, sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por dhe me Bashkimin Evropian.

Sipas kryetarit të LDK-së, SHBA-ja mund të jetë lidere efektive e përmbylljes së problemeve me Serbinë dhe e një politike për ringjallje ekonomike të Kosovës./21Media

 

 

 

Back to top button