Mustafa e ka njoftuar Ambasadoren për qëndrimin e LDK-së drejt një programi të përbashkët qeverisës LDK – LVV

Mustafa e ka njoftuar Ambasadoren për qëndrimin e LDK-së drejt një programi të përbashkët qeverisës LDK – LVV

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është takuar sot me Ambasadoren e Francës, Marie-Christine Butel.

Ambasadorja Butel e përshëndeti procesin e rregullt zgjedhor dhe uroi kryetarin Mustafa për rezulatin e LDK-së.

Mustafa e njoftoi Ambasadoren Butel për qëndrimin e LDK-së drejt një programi të përbashkët qeverisës LDK – LVV të përqendruar tek shtyllat kyçe si dialogu Kosovë – Serbi, shteti ligjor, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe zhvillimit të arsimit, shëndetësi dhe ekonomisë./21Media