Mustafa takon ambasadoren kroate Kapitanoviq

Mustafa e falënderoi shtetin e Kroacisë për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është takuar me Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq.

Sipas deklaratës për media të kësaj partie, gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend.

Kryetari, Mustafa e falënderoi shtetin e Kroacisë për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës.

Po ashtu, kryetari Mustafa e njoftoi ambasadoren për qëndrimet e LDK-së për proceset aktuale.

Në këtë takim Ambasadorja, Marija Kapitanoviq ka falënderuar kryetarin Mustafa për pritjen dhe e vlerësoi rolin e LDK-së në këto procese.

Back to top button