Reagimi i Isa Mustafës

Reagimi i Isa Mustafës

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar pas deklaratës së Departamentit Amerikan të Shtetit. Në një shkrim në Facebook, Mustafa u shpreh se ata që fajësuan SHBA-të duhet t’i kërkojnë faljet qytetarëve dhe miqve të Kosovës.

“Të dështuarit që fajësuan SHBA-të për pazotësinë e tyre, sot duhet t’u kërkojnë falje të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe miqve tanë për konstruksionet e servuara parreshtur dhe fyerjet e paskurpullta të drejtuara ndaj LDK-së dhe figurave të saj.
Kjo është prova më e mirë që dëshmon se ata ikën nga pushteti si pasojë e pazotësisë dhe jo nga frika për copëtimin e Kosovës. SHBA sonte demantuan spekulimet se ekziston një plan sekret për shkëmbim të territorit!”, shkroi Mustafa.

Në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se nuk ka asnjë plan të fshehtë për shkëmbim të tokës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./21Media