Reagon Mustafa

Reagon Mustafa

Lideri LDK-së, Isa Mustafa tha sot se po zhvillohet një fushatë dhe propagandë ndaj këtij subjekti politik. Ai madje në postimin e tij në Facebook ka cituar Jezu Krishtin dhe Ibrahim Rugovën.

“Jezu Krishti do të thoshte: Fali o Zot. Nuk janë të vetëdijshëm për veprimet e tyre. E Ibrahim Rugova sigurisht do të shtonte: Mos të merremi me ta. Të rinj janë. Kanë kohë të piqen.”, ka shkruar ndër tjerash Mustafa.

Tutje Mustafa u ka thënë se vendimet e LDK-së janë në të mirë të Kosovës dhe në funksion të ruajtjes së raporteve me partnerët amerikanë dhe me vendet e BE-së.

Mustafa po ashtu u ka bërë thirrje bashkëpartiakëve të tij që “ta ruajnë gjakftohtësinë dhe t’i kontribuojnë menaxhimit sa më të mirë të gjendjes në të cilën ndodhemi.”.

Të dashur miq, Besoj e keni vërejtur që nëpër media, e sidomos në rrjetet sociale, po zhvillohet një fushatë e…

Gepostet von Isa Mustafa am Donnerstag, 26. März 2020

Sot,  Haki Abazi nga LVV- ka fajësuar Avdullah Hotin nga LDK për prishjen e koalicionit. Hoti i është përgjigjur se nuk ka faj për që u rrëzua qeveria, ai fajin ia hodhi kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe vet Abazit./21Media