Mustafa thotë se nuk do të bëjnë koalicion me PAN, kurse me VV mbeten të qartësohen lidhur me dhunën dhe programin

Mustafa thotë se nuk do të bëjnë koalicion me PAN, kurse me VV mbeten të qartësohen lidhur me dhunën dhe programin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa përmes një postimi në Facebook ka shkruar rreth zhvillimeve të fundit në vend. Ai thotë se të gjitha partitë u bënë bashkë për të rrëzuar siç ka deklaruar ai qeverinë e cila luftoi krimin.

“U vërejtë që edhe ndëkombëtarët, të cilët e kanë plotë gojën luftë kundër krimit dhe korrupsionit, se në fakt janë më shumë të interesuar për stabilitet, qoftë ai i menaxhuar nga krimi, sesa për një qeverisje e cila në mënyrë të pavarur lufton krimin. Prandaj edhe ndodhi kjo që ndodhi.”, shkruan Mustafa.

Sipas tij PDK-së, AAK-së e Nismës iu rrezikohej kapja e shtetit nga njerëzit që i kanë të instaluar në institucione si dhe deklaron se VV i shfrytëzoi këto parti për të justifikuar përdorimin e dhunës për ardhje në pushtet.  Ai shtoi se argat të tyre ishin edhe disa deputet të LDK-së.

“Lista Serbe i fërkoi duart se tani do të jenë faktor kyq, ata dhe Beogradi, në Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës. Shfrytëzuan mendjelehtësinë e atyre që thirreshin në vendime të mëdha!?
Rezultoi se Llogaritë, sondazhet, këshillat e të gjithëdijshmëve, materiali propagandues iu dolën të gabuara! Ishte kjo e vetmja qeveri e pasluftës e drejtuar nga LDK-ja, ndaj së cilës u ushtrua dhunë e paparë. U sulmuan institucionet, u sulmua familja, shtëpia dhe eskorta e Kryeministrit, u sulmuan disa ministra. Opinioni heshti. Heshtën edhe organet e ligjit.”, shkruan ndër tjerash ai.

Mustafa thotë se vota e mosbesimit nënshkroi certifikatat e dhunës dhe të ideatorëve të saj. Ai shton se LDK nuk e ka bllokuar situatën dhe nuk është fajtore.
“Këto ditë ata që organizuan të gjitha këto pisllëqe dhe komplote kërkojnë që LDK-ja tu bashkangjitet për të bërë institucionet, bile edhe po kanë fytyre (të pafytyrët) të fajësojnë LDK-në se ajo qenka tani bllokuesja. Është e qartë se LDK nuk e shkaktoi këtë situatë, se LDK nuk e ka mandatin për Kryetar të Kuvendit dhe as radhën e parë për nominim të Kryeministrit. Prandaj Koalicioni i LDK -së s’ka si ta bllokojë e as si ta zhbllokojë situatën. Situatën po e mban peng Koalicioni i PDK-së. “, shkruan Mustafa.

I pari i LDK-së po ashtu thotë se ky subjekt politik nuk do të ndryshojë qëndrimin. “Të gjithë ata që kanë iluzione se me zhagitje të proceseve, para apo pas zgjedhjeve lokale, do të ndryshojnë qendrimin e LDK së mashtrohen kot!Në asnjë rrethanë nuk bëjmë koalicion me PDK-në për qeverisje qendrore.Sa i përket Vetëvendosjes, do të kërkojmë që ti qartësojnë qëndrimet e tyre për shumë akuza, sulme dhe veprime të dhunshme por edhe çështjet programore. Në ditët në vijim do të adresojmë çështjet soecifike. IM”, përfundon Isa Mustafa./21Media