"Nëse ka i ka mbet ndonjë lidhje telefonike me Rrahman Morinen mundet me folë Melihatja"

“Nëse ka i ka mbet ndonjë lidhje telefonike me Rrahman Morinen mundet me folë Melihatja”

Pas rizgjedhjes së Isa Mustafës në krye të LDK-së edhe për katër vjetët e ardhshme, ka reaguar anëtarja e kësaj partie, Melihate Tërmkolli duke thënë se LDK udhëhiqet nga ministri i Rrahman Morinës.

Por, Mustafa ka deklaruar se nuk e ka në plan të merret me deklaratat e Tërmkollit dhe ka thënë se nëse ajo ka ndonjë lidhje telefonike me Morinën le ta publikojë.

“Nuk kam se çka të komentoj lidhur me deklaratat e Melihates. Nëse ka i ka mbet ndonjë lidhje telefonike me Rrahman Morinen mundet me folë Melihatja. Unë kam punuar për Kosovën, për Republikën për shtet”, ka deklaruar Mustafa në një konferencë pas rizgjedhjes si kryetar i LDK-së.

E për deklaratat e Fatmir Sejdiutai ka thënë se nuk ka mundësi për manipulime të procesit.

“Unë kam biseduar me Sejdiun në telefon. Me ka thënë pse më ke ftu. I kam thanë vetëm me të uru suksese në Kuvend edhe pas përfundimit me ia zgjatë dorën njëri-tjetrit. Askush s’mund t’i manipulojë 355 veta, nuk është mirë që kësaj pune dhe njerëzve që kanë qenë këtu t’u jepen epitete të tilla”, ka deklaruar Mustafa.

Ky do të jetë mandati i tretë për Isa Mustafën në krye të LDK-së./21Media