U diskutua për procesin zgjedhor

U diskutua për procesin zgjedhor

Sot, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është takuar me Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për procesin zgjedhor në zgjedhjet nacionale 2019.

Mustafa shprehu mirënjohjen dhe falënderimin e veçantë për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë SHBA-të Kosovës.

Ambasadori Kosnett ishte i kënaqur me atë se sa mirë shkoi procesi zgjedhor. Ai tha se pret një përqëndrim të ripërtërirë në përparim kundër korrupsionit, në ekonomi, dhe në dialog me Serbinë drejtë arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që do të sjellte stabilitet dhe paqë të qëndrueshme në rajon

Në takim të pranishëm ishin nënkryetarët  Agim Veliu, Vjosa Osmani, Lutfi Haziri dhe anëtarja e Kryesisë, Vlora Dumoshi./21Media