Mustafa falënderoi Pack

Mustafa falënderoi Pack

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka takuar kryetaren e grupit të grave të EPP-së (EPP Ëomen), Doris Pack.

Pack uroi kryetarin Mustafa për rezultatet e LDK-së në zgjedhjet e 6 tetorit duke uruar suksese të mëtutjeshme.

Kryetari Mustafa njoftoi Pack për vazhdimin e takimeve të grupeve punuese të LDK-së me ato të LVV-së për përafrimin e programeve të dy partive drejt një programi të përbashkët qeverisës.

Poashtu, Mustafa, duke falënderuar Pack për përkrahjen e EPP-së, CDU-së dhe Gjermanisë ndaj Kosovës në të gjitha sferat, potencoi domosdoshmërinë e vazhdimit të këtij bashkëpunimi drejt proceseve integruese në institucionet euroatlantike./21Media