Mustafa uron 12-vjetorin e Pavarësisë

Mustafa kujtoi edhe ata që flijuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar qytetarët në 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

“Të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit ju uroj 17 Shkurtin, Ditën e Shpalljes së Pavarësisë”, ka uruar Mustafa.

Kreu i LDK-së kujtoi ata që punuan dhe u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

“Arkitektin e pavarësisë, Presidentin Historik, Ibrahim Rugova, Komandantin e UÇK-së, Adem Jashari dhe shumë luftëtarë që u flijuan në altarin e lirisë. Vlerësojmë përpjekjet e pasluftës për ngritjen e institucioneve demokratike dhe përkrahjen e parreshtur të miqëve tanë ndërkombëtarë, SHBA -së dhe BE-së. Pavarësia mishëtohet edhe me kontributin e tyre ndërkaq Kosova frymëzohet të bëhet shtet i fortë, demokratik dhe i dashur për qytetarët e saj”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij “Facebook”./21Media

Back to top button