Mustafa: Vetëm Hoti mund ta zgjedh problemin e papunësisë

Kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti ka vizituar sot disa biznese të vogla në kryeqytet në kuadër të fushatës parazgjedhore

Bashkë me Hotin te këto biznese ka qëndruar edhe kryeministri në detyrë dhe njëherësh kryetari i LDK-së Isa Mustafa.

Ata u ndalën te një punëtori që merret me përpunimin e drurit si dhe disa biznese të argjendarëve në kryeqytet,

Mustafa tha se dëshiron që në çdo lagje të ketë nga një fabrikë.

Ai shprehu besimin se ndërmarrësit e tillë me përkrahje të Qeverisë së ardhshme dhe kryeministrit Hoti do ta arrihet të zgjidhin problemin e papunësisë duke hapur vende të reja të punës.

“ Ne dëshirojmë që në çdo lagje të kemi fabrika të tilla, biznese të tilla familjare, të cilat hapin vende të reja të punës, hapin 10, 20, 30 vende të punës . Ndryshe ne punësimin nuk mund ta zgjidhim dhe ta rregullojmë. Unë kam besim të plotë se ndërmarrësit e tillë me përkrahje të Qeverisë së ardhshme dhe kryeministrit Hoti do ta arrijmë të zgjidhim problemin e papunësisë të hapim vende të punës të ofrojmë politika fiskale që janë të përshtatshme të importit edhe për bizneset edhe për eksporte të produkteve tona. të kemi një vend që ne dëshirojmë të jetojmë një vend të mirëqenies dhe një vend të perspektives”, tha Mustafa.

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa pronarëve të bizneseve u premtoi mbështetje në reformat fisale.

“ Kemi ndërmarr reforma fiskale me pakon e parë. E kemi të gatshme pakon e dytë fiskale, që do i ndihmojë këtij biznesi për t’u furnizuar me lëndë të para me makineri dhe me inpute të tjera që i nevojiten me procesin e prodhimit. E përgëzoj për rezultate që ka arritur deri tash dhe garantoj që do i qëndroj afër në Qeverinë e ardhshme për të lehtësuar të gjitha procedurat e të bërit biznes”, tha Hoti.

Më pas Mustafa e Hoti kanë vizituar Shoqatën e Zejtarëve dhe Argjendarëve në Prishtinë. Me këtë rast Hoti , premtoj se me pakon fiskale TVSH-ja të aplikohet në shitje të përditshme të aplikohet vetëm me vlerën e shtuar të arit.

“Kemi hequr doganën dhe TVSH-në për importin e arit duke e konsideruar arin si lëndë të parë , si pasuri, si valutë në vete. Tash me pakon e dytë fiskale që e kemi përgatitur që të ndryshojmë ligjin që edhe aplikimin e TVSH-së në shitje të përditshme të aplikohet vetëm me vlerën e shtuar të arit. Do të punojmë bashkë edhe në çështjet e kontrollit të cilësisë së arit , duke e heq nevojën që të stampohet ari. për të ju mundësohet që përmes kontrolleve të rregulltar lehtësohet tregëtia”, tha Hoti.

Ndërsa kryetari i shoqatës së zejtarëve të argjendarëve, Enver Pakashtica, tha se mbesin me shpresë që do të realizohet pakoja e dytë fiskale.

“Mbetemi me shpresë që në një të ardhme të shkurtër të realizohen kërkesat e pakos së dytë fiskale që do të thotë ajo e lehtëson e ndihmon biznesin tonë“, tha Pakashtica.

Ndryshe në Kosovë mbi 2 mijë biznese që merren me tregtinë e arit. Ndërsa në vit nga taksat shteti përfiton 2.5 milionë euro.

Kandidati për kryeministër gjatë ditës ka qëndruar në Obiliq dhe Fushë Kosovë ndërsa pasdite do të vizitojë strukturat e LDK-së në degën e I-rë në Kodrën e Trimave.

Back to top button