Mustafa: Vizioni për liri falë Ibrahim Rugovës e Adem Jasharit

Sipas Mustafës Deklarata e 2 Korrikut akt i rëndësishëm

Me rastin e 27 vjetorit të Deklaratës së 2 Korrikut ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se shpallja e Deklaratës Kushtetuese më 2 Korrik 1990 është një prej akteve më të rëndësishme juridike, politike e historike në udhën e Kosovës drejt Pavarësisë.

“Pa protagonizëm e garë politike, Delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, përkundër kërcënimeve të drejtpërdrejta të pushtuesit serb, shpallën Deklaratën Kushtetuese duke e vënë një gur të madh në ndërtimin e shtetit të Kosovës”, ka thënë ai përmes një postimi në “Facebook”.

Mustafa tha se ky hap riafirmoi vizionin dhe vendosmërinë e pathyeshme të popullit të Kosovës për Liri, Pavarësi dhe Demokraci, siç thotë ai këto u realizuan falë lidershipit brilant të Presidentit Historik, Ibrahim Rugova dhe luftës çlirimtare të nisur nga Komandanti Legjendar, Adem Jashari./21Media

Back to top button