Kryeministri Mustafa nesër do të vizitojë bizneset në Vushtrri

Kryeministri Mustafa nesër do të vizitojë bizneset në Vushtrri

Kryeministri Isa Mustafa viziton nesër Kompaninë “Pestova”, e cila merret me prodhimin, kultivimin, përpunimin si dhe shitjen e distribuimin e patates dhe produkteve të saj.

Sipas njoftimit për media nga zyra e kryeministrit, gjatë vizitës, kryeministri Mustafa do të vizitojë fabrikën e prodhimit të “Vipa Chips”, si dhe tokat ku mbillet dhe kultivohet patatja.