Mustafa ka thënë se vrasjet në vend duhet të zbulohet sepse drejtësia na takon të gjithëve

Mustafa ka thënë se vrasjet në vend duhet të zbulohet sepse drejtësia na takon të gjithëve

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se LDK-ja është akuzuar edhe më herët se duke i kujtuar me respekt po i përmend vrasjet e veprimtarëve të saj të shquar, mirëpo se këto vrasje do të përmenden deri sa të zbardhen.

“Si edhe në të kaluarën, LDK po akuzohet që duke i kujtuar me respekt , po i përmend vrasjet e veprimtarëve të saj të shquar.Vrasjet do të përmenden, përderisa ato të mos zbardhen. Vrasjet duhet ti përmendin të gjithë, sepse drejtësia na takon neve të gjithëve. Ata që marrin mandatin e popullit e kanë për detyrë të angazhohen për drejtësi. Pa dallim. Drejtësinë nuk mund ta ndajnë fëmijët e mbetur jetim e gratë e mbetura pa burra, as njerëzit e mbetur në karroca të invalidëve. Të gjithë këta e peshojnë drejtësinë dhe përgjegjësinë tonë; të institucioneve shtetërore, të partive politike, të shoqërisë civile, të mediave, të bashkësive fetare. Ata i besojnë shtetit të tyre dhe kërkojnë përgjigje për më të dashurit që padrejtësisht i humbën”, thekson kryeministri.

Po ashtu Mustafa ka thënë se ndërkaq, kush organizoi, kush nxiti dhe kush kreu vrasjet, duhet ta zbulojnë institucionet e drejtësisë, tentimet që ato të adresohen paraprakisht janë qëllimkëqija, nga kushdo qofshin ato.

“Prandaj , “zellin” për ta akuzuar LDK-në se pse po kujton veprimtarët e vet dhe pse po kërkon drejtësi, do të ishte mirë ta orientonim në mbështetjen e organeve kompetente për ndriçimin e këtyre vrasjeve.Edhe pasi të zbulohet e vërteta për vrasjen e veprimtarëve të saj, LDK do ti kujtojë ata me respekt dhe admirim. LDK është përpjekur dhe do të përpiqet që mos të lejojë pengimin e drejtësisë. Sepse kjo është padrejtësia më e madhe ndaj së sotmes dhe të ardhmes së Kosovës”, thekson Mustafa./21Media