Mustafa: Zgjedhja e Macronit lajm i mirë edhe për Kosovën
Mustafa ka thënë se fitorja e Macron është sukses i madh për vet shtetin francez, Evropën por edhe Kosovën
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka uruar centristin Emmanuel Macron për triumfin në presidencialet franceze.
Mustafa përmes twitterit ka thënë se fitorja e Macron është sukses i madh për vet shtetin francez, Evropën por edhe Kosovën.
“Urime për Presidentin @EmmanuelMacron. Sukses i madh për #Francën dhe Evropën, lajm i mirë edhe për rajonin tonë dhe #Kosovën”, ka shkruar Mustafa në gjuhën frënge në twitter.