Dëshiron të qëndrojë në Arsenal

Dëshiron të qëndrojë në Arsenal

Shkodran Mustafi nuk pranon që të largohet nga Arsenali. Mediet angleze thonë se Arsenali e ka të vështirë ta shesë Mustafin, për shkak se Mustafi dëshiron qëndrimin.

27-vjeçari është me ekipin e tij në Amerikë, duke i bërë trajnimet sezonale dhe e ka bërë të qartë se dëshiron të qëndrojë dhe të luftojë për të hyrë në ekipin e parë të Unai Emerys.

Mustafi ka edhe dy vite në kontratë që prej kohës kur erdhi nga Valencia në vitin 2016 për 35 milionë euro.

Arsenali e ka të vështirë të gjejë një ekip që mund të paguajë 35 milionë euro, ndërsa Interi ka refuzuar të paguajë më shumë se 25 milionë euro.