Një ndër vendet më të famshme të Hungarisë

Një ndër vendet më të famshme të Hungarisë

Palma me ngjyrë rozë, ëmbëlsira gjigante “macaron” dhe pishina me perla. Me një interier me ngjyra të ndezura, “muzeu i ri i selfie-ve” në Budapest është konceptuar për të joshur “gjeneratën e Instagramit”, të etur për të marrë vëmendjen e duhur në rrjetet sociale.

I vizituar nga rreth 30 mijë turistë që nga momenti i hapjes në muajin dhjetor, ky atraksion i cili prezantohet si i pari i këtij lloji në Evropë, renditet tashmë në mesin e zonave më të famshme të kryeqytetit hungarez.

I frymëzuar nga suksesi i një godine të ngjashme në SHBA, krijuesit pohojnë se kishin si target grup të rinjtë, gjeneratën e re që janë në kërkim të dekoreve origjinale për fotot e tyre të profilit në rrjetet sociale.

“Ne kemi luajtur me format, ngjyrat dhe u përpoqëm të shkojnë përtej së zakonshmes, në mënyrë që t’i linim dorë të lirë imagjinatës së vizitorëve”, shpjegon Lilla Gangel, i cili e ka konceptuar ambientin së bashku me Balazs Koltai.