Muze i pazakontë në Mexico City

Muze i pazakontë në Mexico City

Koka të vogla, të gërvishtura, dele me vetem një sy, takëm për kanibalë apo skelete me dy kafka, janë vetem disa prej objekteve të cilat dashamirët e muzeve kanë shansin ti shohin në muzeun e quajtur Ripley në Mexico City.

Në mesin e këtyre ekspozimeve ka edhe kafshë të tjera të pazakonta e gjëra shkencore tronditëse. Me një fjalë, ky koleksion i çuditshëm, i pabesueshëm, por koleksion historik gjërash të çuditshme është muzeu më i njohur i këtij lloji, shkruan rtv21.tv

Ky muze nga jashtë ka formën e një kështjelle mesjetare, ndërkaq brenda tij mund të shohim më shumë se 14 ekspozita të ndryshme të cilat na tronditin, por njëkohësisht edhe nga mahnitin, si p.sh labirinti me pasqyrë, tuneli rrotullues dhe muzeu i gjërave të çuditshme.

Me fjalë të tjera, muzeu Ripley në Mexico City njihet për aventura fantastike sureale, jo natyrale, në mesin e tyre edhe skulptura nga dylli.

Pra, nëse dëshironi që të vizitoni një muze me artikuj të çuditshëm, ai gjendet në Mexico City, por për një vizitë atje kushton.

Bileta për hyrje te kjo botë me koka të gërvishtura dhe gjëra të tjera të pazakonta, kushton 16 dollarë./21Media