Ceremonia e ndarjes së çmimeve më 5 prill

Ceremonia e ndarjes së çmimeve më 5 prill

“& Juliet”, është titulli i muzikalit i cili kryesoi me nominime në ceremoninë e  çmimeve “Olivier Awards”, që u mbajt në Londër. Ky muzikal kryeson me gjithsej 9 nominime.

“& Juliet”, në mesin e nëntë nominimeve për çmimet Olivier, u nominua për çmimin kryesor, “Muzikali më i mirë”.

Në radhë të nominimeve të tjera për këto çmime, në mesin e aktorëve të nominuar në kategorinë “Aktori më i mirë në teatër” u nominuan: Andy Nyman, Charlie Stemp, Sam Tutty, e të tjerë.

Në kategorinë aktorja më e mirë u nominuan: Audrey Brisson për muzikalin “The Other Palace”, Judy Kuhn për paraqitje në shfaqjen “Roof at Playhouse”, e disa aktore të tjera, shkruan rtv21.tv

Në kategorinë regjisori më i mirë u nominuan: Marianne Elliott dhe Miranda Cromwell për regjinë e dramës “Death of a Salesman”, Trevor Nunn për dramën “Fiddler” dhe Ian Rickson për dramën “Uncle Vanya”.

“The Laurence Olivier Awards”, apo thjeshtë “Çmimet Olivier”, çdo vit i prezanton Shoqata e Teatrove të Londrës, me qëllim të vlerësimit të më të mirit në teatro.

Çmimet e para Olivier për Teatër në Londër u ndanë në vitin 1976.

Çmimet Olivier 2020 do të shpallen me datën 5 prill në ceremoninë “Olivier Awards”, siç është planifikuar të mbahet në Royal Albert Hall të Londrës.

Ndryshe, ngjarja në muzikalin “& Juliet” përqendrohet në pyetjen rreth asaj se çka do të kishte ndodhur po të mos kishte vdekur Juliet-a në dramën e Shekspirit, “Romeo dhe Juliet-a”./21Media