Vallance tregon dallimin në mes filmit dhe këtij muzikali

Vallance tregon dallimin në mes filmit dhe këtij muzikali

Janë bërë 30 vjet që prej se u lansua filmi hit i vitit 1990, “Pretty Woman”. Me këtë rast, në West End të Londrës u shfaq muzikali me po këtë titull i cili riktheu në skenë tregimin e dashurisë që zhvillohet në film.

Premiera e këtij muzikali u shfaq në teatrin “Piccadilly”.

Në këtë version anglez, në rolin e prostitutës Vivian Ward paraqitet aktorja Aimie Atkinson. Ajo dashurohet në biznesmenin Edward Lewis, me të cilin rol paraqitet aktori Danny Mac, shkruan rtv21.tv

Dashamirët e filmit “Pretty Woman”, tashmë e dinë se me rolet e personazheve kryesorë në film janë paraqitur Julia Roberts e Richard Gere.

Për muzikalin në këtë premierë ka folur kompozitori Jim Vallance, i cili ka treguar dallimin në mes filmit e muzikalit. Ai ka thënë se në muzikal, Vivian nuk është viktimë, por heroinë. Që në këngën e dytë në muzikal thotë se kjo nuk është jeta që dëshiron, se dëshiron ta lë atë, e Edward-i në anën tjetër është i humbur, i vetmuar dhe e shpëton atë. Pra në këtë tregim, Vivian është heroinë.

Autori, njëherësh skenaristi i muzikalit “Pretty Woman”, J.F Lawton ka thënë se në muzikal ka shumë elemente të reja, se kishin pak kohë për të përfshirë të gjitha që dëshironin, por mbi të gjitha, stafi është i mirë, dhe çdo gjë ka shkuar mirë.

Ky version është më i mirë se ai i 2018-tës”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, producentja Paula Wagner ka folur për shqetësimet rreth koronavirusit gjatë organizimit të muzikalit, por edhe për kinema e vendngjarje të tjera. Tani për tani është çdo gjë në rregull, ka thënë ajo, dhe se çdo njeri do të duhej të kalonte mirë gjatë shfaqjes.

Muzikën origjinale të muzikalit “Pretty Woman” e realizuan ylli i muzikës Bryan Adams dhe Jim Vallance, e regjinë e koreografinë e ka bërë Jerry Mitchell./21Media