Myslimanët bëjnë thirrje të bojkotojnë letrat e tualetit me mbishkrimin “Allah”
Letra e tualetit “Aloe Vera” që mbajnë emrin e ‘Zotit” në të
Myslimanët janë duke iu bërë thirrje njerëzve të bojkotojnë letrat e tualetit të markës, “M&S”, sepse në to është i vendosur emri Zot në gjuhën arabe.
Në një video të publikuar në internet, një person iu bënë thirrje ‘motrave dhe vëllezërve’ të tij të mos blejnë letrat e tualetit, pasi që çdo letër e kësaj marke e ka emrin Zot në të.
Por, këto deklarata i kanë mohuar nga marka, “Marks and Spencer” përmes rrjetit social, Twitter. Kompania thotë që shenja është një gjethe e lules aloe vera dhe asgjë më shumë, shkruan rtv21.tv
Video ka marrë bujë në internet, kështu duke bërë që të nënshkruhet një peticion për të ndërruar dizajnin e markës.
Iniciatori i këtij peticioni ka thënë marka po fyen fenë myslimane, kështu duke bërë që ta nënshkruajnë deri më tani mbi 1000 njerëz./21Media