Përleshja ndodhi në lokacionin e shenjtë të Jerusalemit

Përleshja ndodhi në lokacionin e shenjtë të Jerusalemit

Besimtarët myslimanë dhe policia izraelite janë përleshur jashtë një lokacioni fetar në Jeruzalem gjatë lutjeve për të shënuar festën e Kurban Bajramit.

Mjekët palestinezë thanë se të paktën 14 njerëz u plagosën, një seriozisht, të dielën, në përleshjen që ndodhi në vendin e shenjtë, i njohur si kompleksi i xhamisë Al-Aksa për myslimanët.

Policia tha se të paktën katër oficerë u plagosën, ndërsa dëshmitarët deklaruan se të paktën dy persona u arrestuan, transmeton rtv21.tv.

Mijëra myslimanë u mblodhën në Qytetin e Vjetër të Jeruzalemit herët këtë të diel për lutjet e Kurban Bajramit.

E diela është po ashtu ditë e shënuar për hebrenjtë pasi është “Dita e vajtimit” për dy tempuj biblik që kanë qenë në kohërat antike në këtë lokacion.

Kompleksi Al-aksa është lokacioni më i shenjtë dhe i treti për myslimanët pas Mekës dhe Medinës në Arabinë Saudite. Për një periudhë të gjatë, ky vend ka qenë epiqendra e konfliktit në mes të Izraelit dhe Palestinës.

Një numër i madh i Palestinezëve janë mbledhur te porta e kompleksit mëngjesin e së dielës, pas thashethemeve që policia do te lejojë hebrenjtë të hynë brenda.

Protestuesit janë dëgjuar duke brohoritur “Allahu-Akbar” (Zoti është i madh) dhe kanë gjuajtur me gur mbi policinë, ndërkaq forcat e sigurisë kanë hedhur granata me tym dhe plumba gome.

Në vitet e fundit, nacionalistët fetarë izraelitë kanë shtuar vizitat në këtë kompleks për të sfiduar marrëveshjen. Eksremistët hebrenjë kanë bërë thirrje për rrënim të xhamisë dhe në vend të saj të bëhet ri-ndërtimi i tempujve të lashtë Biblik.

Palestinezët i shohin këto vizita si provokim dhe për një kohë të gjatë kanë shprehur shqetesimet që Izraeli ka për qëllim të marrë nën kontroll tërë lokacionin apo një pjesë të tij. Qeveria Izraelite vazhdimisht ka deklaruar që nuk ka qëllime për të ndërruar Status-quon./21Media