“Na duhet një pastrim i skenës politike”

Gjatë seancës së jashtëzakonshme ku po diskutohet mocioni i mosbesimit

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë para deputetëve se që në fillim ka qenë kundër një koalicioni të tillë por i vije keq që si Kuvendi nuk kanë mundur të nxjerrin një ligj për dekriminalizimin e Kuvendit, pasi nuk mund të shkohet përpara me deputet të dënuar dhe ata të akuzuar për krime të ndryshme.

Ai shtoi se demarkacioni, asociacioni, çështjet opozitë pozitë, duhet të jenë pjesë e analizave të tjera, pasi ata që janë merr me demarkacionin sot akuzohen për falsifikimin e diplomave.

“Na duhet një pastrim i skenës politike, qartësim i pozicioneve të qarta politike që duhet të vendosin qytetarët”, tha ai./21Media

Back to top button