Na pret fundjavë pa reshje

“Do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe i qetë”

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës temperaturat në vendin tonë do të lëvizin nga -2 gradë Celsius, deri në 10 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe i qetë. Nuk parashihen reshje të asnjë forme për gjatë këtyre dy ditëve të vikendit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Back to top button