Arrestohet një person

Arrestohet një person

Pas hetimeve të vazhdueshme policore dhe inspektimit nga inspektorët e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë është konstatuar se në një pompë të derivateve nafta e cila shitet aty është në kundërshtim me parametrat e lejuar të shitjes, andaj janë bllokuar pikat e shitjes se naftës.

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 17:00 në Lipjan është arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet se ka ndërruar derivatet me qellim qe mostrat e radhës të dalin në rregull.

Me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje./21Media