Naftëtarët: Do ta padisim ministrin Shala!

Naftëtarët kundërshtojnë vendimin për pastrimin e rezervuarëve çdo 3 vjet

Shoqata e ndërmarrjeve që merren me qarkullim të naftës, derivate të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve, ka kundërshtuar vendimin e ministrit në dorëheqej të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, që obligon kompanitë që shesin derivate t’i pastrojnë rezervuarët çdo 3 vjet. Kryetari i Shoqatës, Fadil Berjani  tha se është për t’u habitur se një ministër në largim merr një vendim të tillë dhe i lë naftëtarët në një pozitë të keqe, ku nuk kanë as ku të ankohen. Naftetaret paralajmëruan padi ndaj ministrit Shala./21Media

 

Back to top button