Naftëtarët ende nuk kanë pranuar vendimin për rregullimin e çmimeve

Qeveria e Kosovës ka miratuar një udhëzim administrativ me të cilin do të përcaktohet çmimi maksimal i lejuar për derivatet.
Lidhur me këtë portali rtv21.tv ka kontaktuar me Kryetarin e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjanin. Ai ka thënë se ende nuk e kanë pranuar vendimin nga Qeveria.
“Si dhe ende nuk e kemi mbajtur takimin me përfaqësues te kompanive qe tregtojnë me Nafte ne Kosove, dhe për këtë nuk mund te deklarohemi. “, ka thënë Berjani.
Aktualisht në Kosovë çmimi i naftës sillet rreth 1.90 cent për litër.
Dje ish-kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Pestreshi ka thënë se çmimi i naftës mund të arrijë deri në 2.30 cent për litër deri në muajin gusht./21Media
 

Back to top button