Nagavci: Cila është arsyeja që Shpendi të jetë në një ekip me Pacollin, Gashin e Hoxhajn

Deputetja e VV-së me akuza të rënda ndaj ish-partiakëve të saj

Deputeja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci sot tha se dialogu me Serbinë nuk mund të zhvillohet nga ata që nuk kanë legjitimitet, andaj sipas saj nuk duhet të vazhdojë para zgjedhjeve të reja dhe pa marrë mbështetjen e qytetarëve.

“As 24 orë nuk pritën nga votimi i ligjeve për transformimin e FSK- së. Me nxitim, tinëzisht, natën e ftuan seancën e jashtëzakonshme për të legjitimuar tradhëtinë e tyre”, ka shkruar Nagavci në llogarinë e saj “Facebook”.

Ajo ngriti disa pyetje duke kërkuar se cila është arsyeja e kësaj ngutie për çështjen e dialogut me Serbinë.

“Cila është ngutia për të vazhduar dialogun me Serbinë? Cila është arsyeja që Shpendi të jetë në një ekip me Bexhet Pacollin, Dardan Gashin, Enver Hoxhajn e të tjerêt, të gjithë bashkë pas Thaçit e për të? Në fakt tradhtia duket e vështirë e pamundur herën e parë, pastaj s’është më as problem e as befasi. Kur tradhtuan idealin, programin, besimin e qytetarëve, asgjë më s’është e papritur”, ka shkruar ajo.

Deputetja e VV-së edhe njëherë konfirmoi se nuk do të marrin pjesë në këtë seancë.

Në anën tjetër deputeti i VV-së, Glauk Konjufca paralajmëroi se në ditët në vazhdim qartë do të kuptohet se pse këta njerëz kanë dalë nga LVV. “Të gjithë ju që keni pas dilemë për daljen enigmatike të këtyre njerëzve do të shihni një skenarë të shkruar pse këtë kanë dal nga VV”, ka paralajmëruar Konjufca duke folur për ish partiakët./21Media

Back to top button