VV shpjegohet rreth postit të Kryeparlamentarit

VV thotë se LDK nuk mund të vendos kushte

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, tha se është e padrejtë dhe e papranueshme kërkesa për dorëheqjen e Kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca.

” Çdo kërkesë për kthim prapa është shkelje e parimit të demokracisë, cënon vullnetin e deputetëve dhe godet që në fillim betejën për mënyrën e ndryshimit të qeverisjes, për çfarë morëm mandatin nga qytetarët e vendit.(…) Nuk ka asnjë arsye serioze dhe parimore se pse duhet të shqyrtohet një kërkesë e tillë. Zt. Konjufca është zgjedhur në atë pozitë, ai ka mandat”, deklaroi ajo.

Si të papranushme, Nagavci i quajti edhe kushtet që vendos LDK. “Nuk është rruga e duhur që të bëjmë presion tani duke vendosur kushte të pakapërcyeshme, duke vënë interesat partiake mbi interesat e vendit”,u shpreh Nagvci përmes “Facebook-ut”.

Më 26 dhjetor, Glauk Konjufca nga Vetëvendosje ishte zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës. Ai kishte marrë 75 vota për përfshirë këtu edhe votat e deputeteve të LDK-së, anipse nuk kishin marrëveshje paraprake me partnerin potencial qeverisës, LDK-në./21Media

Back to top button