Naimi i shpreh dashurinë Mihrijes

Naimi i shpreh dashurinë Mihrijes

Këngëtarja e njohur dhe shumë  e dashur për publikun, Mihrije Braha dje ka festuar ditëlindjen e 52-të.

Me rastin e ditëlindjes ajo ka pranuar urime të shumta nga familjarët dhe shoqëria e saj, por padyshim se urimin më të mirë e ka pranuar nga burri i saj, këngëtari i njohur, Naim Abazi.

Naimi përmes një fotografie të publikuar në Facebook, ka shprehur dashurinë e madhe që e ka për të.

“Çdo fjale e thënë për ty o engjëlli ynë është pak , sepse je me shume se fjala , se jeta se dita e se nata ! Dhe ne te duam aq shume ! Te themi te jetosh me shume dashuri dhe buzëqeshje me ne , se je burimi i jetës sonë dhe i buzëqeshjes tone ! Urime DITELINDJA ! Naimi dhe Platori”, ka shkruar Naimi në Facebook.

Mihrija që nga paraqitja e parë skenike, arriti të krijojë lidhshmëri me audiencën dhe gjithmonë në paraqitjet e saj barti sharmin dhe elegancën, që e posedon edhe tash. “Shumë Kërkova” është titulli i këngës me të cilën bëri bujë, shkruan rtv21.tv
“Moj syzeza”, “Refuzova”, “Ma kadal”, “Turbulenca”, “Minire moj motër”, e shumë këngë tjera u interpretuan shumë mirë nga këngëtarja, e cila tash e sa vite është pjesë e skenës. /21Media