Maloku u intervistua në Slloveni

Maloku u intervistua në Slloveni

Ish luftëtari i UCK-së, Naim Maloku është intervistuar sot nga Prokuroria Speciale. Ai ka njoftuar se intervistimi është kryer në Gjykatën e Qarkut të Lubjanës, konfrom ligjeve sllovene.

“Bashkeluftetar te mi, familjar dhe Miq! Ju njoftoj qe sot, para pak qastesh, e kreva obligimin tim para Drejtesise se Shtetit tim Kosoves duke e perfunduar intervistimin nga Prokuroria e Gjykates Speciale me seli ne Hage. Intervistimi eshte kryer ne Gjykaten e Qarkut te Lubjanes, ne prezencen dhe udheheqjen e gjyqetares se kesaje Gjykate ,si dhe konform Ligjeve dhe Juridiksionit Slloven. Une dhe Prokuroria Speciale ishim pale te barabarta ne Gjykate. E falenderoi Gjykaten e Qarkut te Lubjanes dhe Shtetin Slloven per korektesine dhe mbrojtjen e te drejtave te mia si pale!”, ka shkruar Maloku në Facebook.

Sot  nga Gjykata Speciale është intervistuar edhe ish deputetja Time Kadrijaj, po që detaje të këtij intervistimi ende nuk janë bërë publike. /21Media