Tifozët dhe presidenti i klubit të pakënaqur

Tifozët dhe presidenti i klubit të pakënaqur

Radja Nainggolan ka kërkuar nga tifozët e Romës që të kenë durim, pas barazimit ndaj Atletico Madrid, në ‘Stadio Olimpico’.

‘Gjallorosët’ ishin me fat që arritën të fitojnë një pikë në shtëpi ndaj spanjollëve dhe paraqitja e tyre i ka frustruar tifozët romak, por edhe presidentin e klubit, i cili ka thënë se nuk është aspak i lumtur me performancat e Romës.

“Jemi në fillim të sezonit, me menaxher të ri, dhe gjërat nuk mund të jenë perfekte. Ne po punojmë shumë, por nuk jemi robotë. Na duhet kohë dhe durim”, është shprehur Nainggolan.

Romakët nuk e kanë filluar mirë as sezonin e ri në Serie A, duke humbur në shtëpi ndaj Inter, dhe duke fituar ndaj Atalantas.