U takua me presidentin Meta

U takua me presidentin Meta

Nait Hasani do të jetë ambasadori i ri i Kosovës në Tiranë. Ai u prit sot nga Presidenti Ilir Meta, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

“Vlerësuam se marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kosovës janë të shkëlqyera dhe se bashkëpunimi midis dy vendeve është stabilizues për rajonin dhe motivues për perspektivën euroatlantike”, shkroi Meta.

Presidenti nënvizon se liberalizimin i vizave për qytetarët e Kosovës është i domosdoshëm dhe duhet të realizohet sa më parë.

 

Nait Hasani ka qenë ish-deputet i disa legjislaturave në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së.

Deri tani, i ngarkuar me punë në Ambasadën e Kosovës në Shqipëri ka qenë Sylë Ukshini, i cili u vu në atë pozicion pas arrestimit të Sylejman Selimit.