Namazi i Fitër-Bajramit falet në ora 05:37 minuta

BIK-u ka njoftuar se namazi i Fiter Bajramit do të falet në ora 05:37 minuta

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar se manifestimi qendror për festën e Fitër-Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet të dielen në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, ku Namazi i Fitër-Bajramit do të falet në ora 05:37 minuta.

Sipas një njoftimi të BIK-ut, manifestimi fillon në ora 04:15, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga Ekrem Maqedonci.

“Namazi i Fitër – Bajramit falet në ora 05:37 minuta të cilit do t’i prijë, Sabri Bajgora-kryeimami i BIK-ut. Hytben e Fitër – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë”, thuhet në njoftim.

Back to top button