Trajneri italian nuk është më në krye të ekipit nga Ligue 1

Trajneri italian nuk është më në krye të ekipit nga Ligue 1

Vetëm një vit ka zgjatur aventura e Claudio Ranierit në skuadrën e Nantes.

Pas një takimi me pronarin e klubit francez, Waldemar Kita, Ranieri kuptoi se nuk ka më të ardhme te Nantes, klub me të cilin kishte kontratë deri në vitin 2019.

Edhe pse sezoni kishte nisur mirë për Nantes, përfundimi i tij ishte shumë i dobët dhe çoi në largimin e Ranierit.

Favorit për të zëvendësuar ish-trajnerin e Leicester City, është Jurgen Klinsmann, ish-trajneri i kombëtareve të Gjermanisë dhe SHBA-ve.