Reali po kërkon Ruizin

Reali po kërkon Ruizin

Real Madridi ktheu sytë nga mesfushori i Napolit, Fabian Ruiz. 23-vjeçari bëri 40 paraqitje me klubin italian në të gjitha garat gjatë sezonës 2018/19, i cili erdhi nga klubi i Real Betisit.

Ai tashmë është i kërkuar nga Madridi, mirëpo Napoli po kërkon një çmim prej 70 milionë që lojtari të transferohet në “Bernabeu”.

Fabiani po shihet si zëvendësim nëse dështon transferimi i Pogbasë nga Manchester United ose i Eriksenit nga Tottenham.