Napoli oferta e fundit për Raspadorin

Napoli ka vendosur në lidhje me neociatat për Giacomo Raspadorin. Klubi i kaltër ka parashtruar edhe ofertën e fundit për Sassuolon. 33 milion euro, 28 bazë dhe 5 milion të tjera të shpërndara në formë bonusesh, “ merr ose lërë”, ky është ultimatumi i presidentit De Laurentis për klubin nga Emiglia-Romagna.

Napoli prej kohësh ështëvendosur në gjurmët e futbollistit të përfaqësueses italiane, por nëse Sassuolo refuzon ofertën, atëherë përshtypja është që klubi nga Campagna nuk do të shtyhet më tej, të pakten jo në këtë dritare të merkatos. Përmomentin mediat italiane raportojnë se Sassuolo e vlerëson lojtarin rreth 40 milion euro dhe nuk ka ndërmend të reduktojë pretendimet, c’ka bën që ky transferim të jetë në pikëpyetje.

“Të kaltrit” janë në kërkim të një sulmuesi pas largimeve të Insignes e Mertensit  dhe Raspadori është evidentuar nga Spalletti si një element shumë i vlefshëm. 22 vjecari mund të përdorej edhe në skemën 4-2-3-1 i vendosur pas sulmuesit kryesor, por mund të shfrytëzohej edhe në rolin e një anësori në modulin 4-3-3.

Sipas mediave në Itali, maksimumi i sakrificës që mund të bëj De Laurentis është 35 milion, dhe nuk është e qartë nëse do të jenë apo jo të mjaftueshme për të bindur klubin “zi-gjelbër”. Ndërkaq që vijojnë bisedimet për afrimin e Giovanni Simeones nga Verona.

Artikujt e ngjajshem

Back to top button