Napoli mposhti Liverpoolin

Napoli mposhti Liverpoolin

Futbollistët e Napolit shënuan sonte fitore kundër Liverpoolit me rezultat 3:0, në ndeshjen miqësore vetëm shtatë ditë para takimit të ekipit të Jurgen Klopp me Manchester Cityn në Community Shield.

Reprezentuesi italian, Lorenzo Insigne, ishte i përfshirë në të tri golat e shënuara. Ai shënoi golin e parë në minutën e 17-të, për të asistuar Milik 12 minuta më vonë për 2:0.

Në minutën e 52-të të ndeshjes, Insigne tentoi të shënojë edhe golin e tij të dytë, por nuk ishte i suksesshëm. Por, topin e dëbuar nga portieri Mignolet e dërgoi në rrjetë Amin Younes për rezultatin përfundimtar 3:0.

Ndryshe, Liverpool përfundoi katër ndeshjet parapërgatitore për sezonin e ri në Premier Ligë pa asnjë fitore.