Osmani në bankën e dëshmitarëve

Osmani në bankën e dëshmitarëve

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Osmani i ftuar si dëshmitar në seancën gjyqësore ndaj deputetëve të Vetëvendosjes, ka thënë se nuk i kujtohet se kush e ka hedhur gazin lotsjellës në seancat e Kuvendit.

“Individualisht s’e di se kush e ka hedhur nuk më kujtohet por gazi lotsjellës është hedhur nga opozita”, tha ai.

Osmani tha se pavarësisht motivit, veprimi ishte jo institucional.

Gjatë seancës Albin Kurti e ka akuzuar kryetarin e trupit  gjykues, Besim Kalludra se po i bënë trysni dëshmitarit, ndërsa Kalludra tha se është i autorizuar ligjërisht që t’i bëjë pyetje dëshmitarit për të qartësuar situatën  E gjithë kjo ndodhi kur Kurti filloi t’i parashtrojë pyetje dëshmitarit Osmani.

Gjyqtari Kalludra kërkoi sot të dijë nga Osmani se pse ndërroi deklaratat në raport me ato që kishte thënë në polici në vitin 2015.

Në seancë për të dëshmuar është i pranishëm edhe deputeti Bekim Haxhiu, ndërsa mungojnë Kadri Veseli dhe Armend Zemaj./21Media