Aktori i lumtur përkrah gruas dhe djalit

Aktori i lumtur përkrah gruas dhe djalit

Naser Rafuna është një ndër aktorët më të talentuar dhe më të njohur kosovar. Qysh me rolin e parë u bë një emër i dashur për publikun dhe që nga ajo kohë fansat e përcjellin me shumë kurreshtje punën e tij.

Duke lënë anash profesionin e tij ku është mjaft i zoti, aktori i mirënjohur kosovar është edhe një bashkëshort e baba i përkushtuar. Vazhdimisht në rrjete sociale publikon imazhe të bukura familjare, duke treguar në një farë mënyre se sa i bekuar është që ka një familje aq të bukur.

Kësisoj, këtë dashuri të madhe për ta po e shpreh edhe përmes fotografisë së fundit, ku shfaqet përkrah bashkëshortes së tij, Vlorës dhe djalit të tyre, Janit. Ata duken shumë të lumtur përkrah njëri-tjetrit, shkruan rtv21.tv

I ëmbli Jani mori gjithë vëmendjen./21Media