Aktori: Zot mos e le askënd pa fëmijë

Aktori: Zot mos e le askënd pa fëmijë

Që nga roli i parë aktori i njohur, Naser Rafuna u bë një emër i dashur për publikun dhe që nga ajo kohë fansat e përcjellin me shumë kurreshtje punën e tij.

Duke lënë anash profesionin e tij, aktori kosovar është edhe një bashkëshort dhe baba i mirë, shkruan rtv21.tv.

Nasero vazhdimisht në rrjetet sociale publikon imazhe të bukura familjare, duke treguar se sa i bekuar është që ka një familje aq të bukur.

Aktori dashurinë e madhe për ta e shprehu edhe përmes fotografisë së fundit të publikuar në Instagram. Përveç se shprehu dashurinë për djalin dhe gruan aktori lutet që të gjithë të gëzohen me fëmijë.

“Familja. MashAllah loqka e vockël,është krejt dashni. Zot i Madh, mos e lë askë pa fëmijë”, ka shkruar Naseri poshtë fotografisë së publikuar ku shfaqet Vlora dhe djali i tyre Jani. /21Media

 

Vlorës dhe djalit të tyre, Janit.