Naser Rafuna shfaqet i lumtur pranë djalit të tij
4 Tetor 2019
Babë e birë po duken bukur
Babë e birë po duken bukur
Aktori i njohur, Naser Rafuna apo ndryshe i njohur si “Xhek Setra”, në serialin “Çka ka shpija”, përveç sukseseve në punë ai gëzon të ketë edhe një familje të lumtur.
Ai ka vite që është i martuar me Vlorën dhe së bashku janë prindër të një djali, i cili quhet Jani.
Kur jemi te kjo pjesë e jetës, aktori shpesh herë për fansat e tij publikon imazhe të ndryshme përmes të cilave shpreh dashurinë e madhe që e ka për të birin.
Një imazh të tillë Naseri e publikoi pak çaste më parë në Instagram. “Me t’birin tem.JarRafuna”, është mbishkrimi që ai e la poshtë fotografisë.
Theksojmë se, aktori me rolin e “Ganiut”, në serialin “Tre Gjermanët e Trashë” krijoi lidhshmëri më të madhe audiencën, e sot vazhdon të mbetet një nga emrat më të bujshëm të kinematografisë. /21Media