Këta artsitë do të performojnë sonte

Këta artsitë do të performojnë sonte

Sonte po mbahet nata e dytë gjysmëfinale e edicionit të 58-të të “Festivalit të Këngës” në RTSH.

Në natën e dytë do të performojnë dhjetë artistë tjerë: Arilena Ara, Gena, Eli Fara dhe Stresi, Robert Berisha, Kastro Zizo, Era Rusi, Wendy Mancaku, Olta Boka, Valon Shehu dhe Tiri Gjoci.

Këtë vit festivali po moderohet nga Alketa Vejsiu, shkruan rtv21.tv

Finalja e madhe do të mbahet më 22 dhjetor. Fituesi do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

Kurse, mbrëmë në natën e parë performuan Nadia dhe Genc Tukiçi, Sara Bajraktari, Devis Xherahu, Kanita, Kamela Islamaj, Bojken Lako, Elvana Gjata, Aldo Bardhi, Renis Gjoka dhe Albërie Hadërgjonaj./21Media