Shfaqja pritet të jepet së shpejti

Shfaqja pritet të jepet së shpejti

Regjisori, aktori dhe skenaristi kosovar, Ben Apolloni, ka njoftuar për portalin RTV21 së kanë filluar përgaditjet për shfaqjen teatrale të tij më të re.

“Nata Misterioze” titullohet shfaqja e cila është duke u ndërtuar mbi dramën e Ferdinand Hysit dhe pritet të jepet premierë nga fundi i këtij muaji.

Regjisori i shfaqjes ka treguar se aktorët e angazhuar në këtë shfaqje janë: Suela Bako, Mimoza Marjanaku, Amos Muji Zaharia,Xhejni Fama, Gjergj Doçi, Marvin Tafaj dhe Ervin Doko.

Ai tha se tema e shfaqjes është dhurimi i organeve dhe dilemat se një jetë që po mbaron a duhet të vazhdojë në trupa të tjerë apo jo?

Skenograf i kësaj shfaqje është Thanas Popa ndërsa kostumet për perzonazhet e shfaqjes i ka përgaditur Lira.

Apolloni tha se është bashkëpunimi i parë i tij me autorin Ferdinand Hysi dhe me trupën e Teatrit “Aleksader Mosiu”.

“Miss Julia”, “Orkestra e Titanikut”, Ah, veshket e mia”, “Mat” , Na, te birte e shekullit te ri”, Nata e Helverit”, “Muaji i mjaltit”, janë disa shfaqjet që ka punuar ai./21Media