Rrjeti televiziv amerikan National Geographic sjell tek publiku dokumentarë dhe përmbajtje faktike përfshirë këtu natyrën, shkencën, kulturën dhe historinë

Rrjeti televiziv amerikan National Geographic sjell tek publiku dokumentarë dhe përmbajtje faktike përfshirë këtu natyrën, shkencën, kulturën dhe historinë

Në sajtin e tyre ata kanë shkruar edhe për bunkerët e ish diktatorit shqiptar Enver Hoxha, duke i dhënë titullin “Diktatori paranojak ndërtoi mijëra bunkerë ushtarakë“.

Të mbetur nga një e kaluar e izoluar, drejtë një të ardhmeje ndryshe, bunkerët shqiptarë të kohës së komunizmit tani kanë një jetë të re, si muze, kafe dhe më shumë.

Numri i saktë i bunkerëve nuk dihet, dhe shifrat ndryshojnë nga burime të ndryshme, duke filluar nga 175 mijë deri në 750 mijë bunkerë përreth Shqipërisë. Shkruan rtv21.tv.

Këta bunkerë ishin ndërtuar me shumë fshehtësi në vitet e 70ta dhe 80ta, nga një regjim i mbushur me paranojë. Tani tre dekada pas përfundimit të qeverisjes nga diktatori Enver Hoxha bunkerët kanë mbetur si një kujtim i dhembshur i një të kaluare të vështirë. Shqiptarët megjithatë, të shkathët nga natyra po i përdorin këto kujtime të këqija për gjëra të mira, përfshirë këtu restorante, bare, kafe dhe madje edhe muze.

“Numri i madh i bunkerëve tregon se sa e militarizuar ka qenë Shqipëria gjatë regjimit të Hoxhës”, tha profesori i studimeve kulturore në Universitetin e Rijekës në Kroaci Vjeran Pavlakovic.

Por Shqipëria e post-komunizmit ka ndërruar gjithçka, duke i ndërruar qëllimin këtyre bunkerëve ushtarakë. Ka një bunker- sallon tatuazhesh në Shkodër, një vend hamburgeri në Kavajë, një hotel me 20 dhoma në Golem, e në kryeqytet dy bunkerë shërbejnë si muze. Bunk’Art, bunkeri atomik i Hoxhës kishte pranuar 70 mijë vizitorë vetëm 2 muaj pas hapjes në vitin 2014./21Media