Stoltenberg tha se dyert e NATO-s janë të hapura

Stoltenberg tha se dyert e NATO-s janë të hapura

I përshëndes përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes, ndërsa nëse zgjidhet problemi, atëherë NATO-ja do ta ftojë ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë që të bëhet anëtare e NATO-s, thotë Sekretari gjeneral i Aleancës, Jens Stoltenberg, në intervistë për gazetën ANA-MPA.

“Me të vërtetë i përshëndes përpjekjet e bëra nga të dyja palët edhe nga Shkupi edhe nga Athina, për të gjetur zgjidhje për çështjen e emrit. E vizitova Shkupin para disa muajve, po ashtu bisedova me kryeministrin Cipras pas vizitës sime dhe e përshëndes fuqishëm mbështetjen e fortë politike për përpjekjet rreth gjetjes së zgjidhjes për këtë çështje e rëndë dhe të ndjeshme. Por, nëse çështja me ermin zgjidhet, atëherë NATO do ta ftoj ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë që të bëhet e anëtare e NATO-s”, thotë Stoltenberg.

Stoltenberg gjithashtu ka thënë se dyert e NATO-s janë të hapura për anëtar të ri, siç ishte rasti vitin e kaluar me Malin e Zi, ndërsa në Samitin e këtij viti do të rishikohen kandidaturat e Bosnjës dhe Hercegovinës, të Gjeorgjisë, por edhe të Maqedonisë./21Media