NATO: Kemi mësuar leksionin edhe në Kosovë

Sekretari i NATO-s tha se kanë mësuar leksionin në Afganistan, Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se Aleanca Veri-Atlantike ka mësuar leksionin nga operacionet në Afganistan, por edhe në Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë, se në faza më të gjata duhet luftuar më mirë kundër terrorizmit dhe duhet punuar në stabilitetin e pajisjes së forcave lokale dhe ndërtimin e institucioneve lokale të sigurisë se sa me vendosjen e numrit të madh të ushtarëve të Aleancës.

NATO ka luftuar kundër kryengritësve në Afganistan dhe po stërvit oficerët irakianë, në mënyrë që forcat lokale të mund t’iu kundërvihen ekstremistëve.

Back to top button