Rusia paralajmëron

Rusia paralajmëron

Zëvendësministri i jashtëm rus, Alexander Grushko, e kritikoi nismën e NATO-s, të njohur si “Katër/Tridhjetë”, me ç’rast tha se Rusia do t’i marrë të gjitha masat e nevojshme ushtarake për të garantuar sigurinë e saj. Nisma “përbënë kërcënim për sigurinë evropiane”, tha Grushko.

Zyrtarët perëndimorë thanë javën e kaluar se Shtetet e Bashkuara po i bëjnë trysni aleatëve të tyre evropianë që të pranojnë më shumë batalione të NATO-s, anije dhe aeroplanë, të gatshëm për luftë, në rast të një kundërpërgjigjeje të mundshme ndaj çdo lloj kërcënimi rus, shkruan rtv21.tv

E ashtuquajtura nisma “Katër/Tridhjetë”, që u mbështet nga ministrat e mbrojtjes të NATO-s në takimin e 7 qershorit, synon pra të mbrojë aleatët nga, siç thuhet, kërcënimet në rritje të Rusisë si dhe të forcojë gatishmërinë luftarake, duke lehtësuar transportin e trupave anembanë Evropës, në rast krize./21Media